• e mërkurë, 02 tetor 2024

Është matur rekord prej 48,8 gradë Celsius në Las Vegas

Është matur rekord prej 48,8 gradë Celsius në Las Vegas

Uashington, 8 korrik 2024 (MIA) - Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik i SHBA-së, në Las Vegas dje pasdite është matur rekord prej 48,8 gradë Celsius. Ajo shifër është nga stacioni matës në aeroportin ndërkombëtar Hari Rid rreth orës 17 sipas kohës lokale. Me këtë është "thyer" rekordi prej 47,2 gradë. 

Personat zyrtarë bëjnë të ditur se deri më tani në atë qytet amerikan ishin matur temperatura të larta në vitin  2021, 2017, 2013, 2005 dhe 1942.

Në rrjetet sociale dhe në faqen e Shërbimit Meteorologjik Kombëtar janë treguar fotografi nga termometri infra i kuq që e tregon temperaturën brenda një automobili në diell prej 217 gradë Farenhajt  (102,8 gradë Celsius). fc/

QËNDRONI TË LIDHUR