• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është lëshuar paralajmërim për erë të fortë në zonat bregdetare të Belgjikës

Është lëshuar paralajmërim për erë të fortë në zonat bregdetare të Belgjikës

Bruksel, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme të Belgjikës sot lëshoi paralajmëri për pritjen e erërave të forta në rajonet e Belgjikës afër Detit të Veriut nga ora 12:00 deri në 20:00, të cilat në disa vende do të arrijnë shpejtësi prej 80 deri në 100 kilometra në orë.

Ministria ka aktivizuar edhe linjën telefonike shtesë 1722, në të cilën qytetarët do të mund të raportojnë dëme apo të alarmojnë për nevojën për ndihmë, paralelisht me thirrjet në numrin e përhershëm 112.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Instituti Mbretëror Meteorologjik belg njoftoi se në pjesën tjetër të Belgjikës pritet mot me vranësira me erë me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë, ndërsa në rajonin e Ardenes rrembimet e erës do të arrijnë deri në 70 kilometra në orë. 

Për nesër, ditën e Krishtlindjen sipas kalendarit gregorian, paralajmërohet mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu me temperatura prej 7 deri 12 gradë dhe me erë mesatare deri të përforcuar me shpejtësi prej 60 deri në 65 kilometra në orë, sidomos në zonat bregdetare.

Gjatë javës së ardhshme pritet mot me shi dhe ulje graduale të temperaturave në prag të fundjavës së Vitit të Ri. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR