Është lënduar lehtë shoferi i cisternës që u përfshi nga flakët në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci, po mënjanohet derivati i rrjedhur
- Shoferi i cisternës së naftës që u përfshi nga flakët këtë mëngjes pasi doli nga rruga Gjevgjeli - Bogdanci, pësoi lëndime të lehta, ndërsa po vazhdon largimi i sigurt i karburantit të derdhur, kumtoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai më herët informoi se zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit, ndërsa për shkak incidentit komunikacioni në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci është ndërprerë.
- Post By Ramize Qamili
- 17:20, 25 shtator, 2025
Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Shoferi i cisternës së naftës që u përfshi nga flakët këtë mëngjes pasi doli nga rruga Gjevgjeli - Bogdanci, pësoi lëndime të lehta, ndërsa po vazhdon largimi i sigurt i karburantit të derdhur, kumtoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai më herët informoi se zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit, ndërsa për shkak incidentit komunikacioni në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci është ndërprerë.
"Në mëngjes, kamioni cisternë i cili transportonte 25 ton naftë doli nga rruga magjistrale Gjevgjeli - Bogdanci, pas çka erdhi deri te përmbysja e saj, ndërsa gjatë përmbysjes, erdhi deri tek shpërthimi i cisternës në të cilën ishin të depozituara këto 25 ton naftë. Nafta filloi të rrjedhë, deri te përplasja erdhi sipas të gjitha gjasave ndezja e saj, pas çka u ngrit tym i zi që shkaktoi alarm tek popullata lokale", tha Angellovi në video deklaratë.
Angellovi thekson se menjëherë pas përmbytjes së cisternës, në vendngjarje dolën pjesëtarë të MPB-së, ndërsa të pranishëm ishin edhe inspektorë nga DMSH dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor. rq/
Foto: DMSH