• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është kryer hetim për vrasjen e dyfishtë në Karposh

Është kryer hetim për vrasjen e dyfishtë në Karposh

Shkup, 11 janar 2023 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në banesën në rr. "Ruzveltova" lagjja Karposh në Shkup, ku sipas informacioneve fillestare, M.J. (40)  me një send të mprehtë i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes së tij, të cilat ishin rreth moshës 60 dhe 80 vjeç.

Nga PTHP Shkup njoftuan se për zbardhjen e ngjarjes prokurori publik do të lëshojë urdhër për autopsi të të vdekurve, si dhe ekspertizë për të gjitha gjurmët e konstatuara në vendngjarje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme  paraprakisht informuan se sot rreth orës 14:40, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Karposh kanë privuar nga liria M.J.(40) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 në një banesë në rrugën "Ruzveltova" me një send të mprehtë, i ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij të moshës rreth 60 dhe 80 vjeç.  të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR