• e diel, 22 dhjetor 2024

Është koha për të përfunduar procesin e formimit të pushtetit në BeH

Është koha për të përfunduar procesin e formimit të pushtetit në BeH

Sarajevë, 27 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnja e Hercegovinën Kristijan Shmit sot paralajmëroi se është koha përfundimtare të formohet qeveri në atë vend në bazë të rezultateve  të zgjedhjeve që u mbajtën në tetor dhe u bëri thirrje partive politike të sillen me përgjegjësi dhe në atë mënyrë të sigurojnë vazhdimin e reformave të nevojshme.

Në një tekst autorial për "Dnevi avaz" të Sarajevës, Shmit për herë të parë u pajtua pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnja e Hercegovinës javën e kaluar i hodhi poshtë ankesat e vendimit të tij për ndryshime të kodit zgjedhor dhe Kushtetutës së Federatës të Bosnja e Hercegovinës, të cilat ishin dorëzuar nga ish anëtarët e Kryesisë së Bosnja e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se vendimet e Shmit nga 2 tetori i vitit 2022 janë në pajtim me Kushtetutën e Bosnja e Hercegovinës dhe se  nuk ka arsye të vendosen jashtë fuqisë, ndërsa me atë dështuan edhe pritjet e Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe Fronti Demokratik i Komshiq (DF) se kontestimi i vendimeve të Shmit në fund do të hapë hapësirë për ndërmarrjen e pushtetit, para se gjithash në Federatën e Bosnja e Hercegovinës.

Pasi u bënë pjesë e qeverisë në nivel shtetëror, HDZ BeH dhe blloku i partive civile boshnjake, të udhëhequra nga SDP, ranë dakord gjithashtu për një koalicion në nivel Federatash, me afatin përfundimtar të atij entiteti për formimin e një qeverie të re më 6 prill.

"Aktorët politik duhet të sillen me përgjegjësi dhe ta përfundojnë procesin  e formimit të qeverisë", theksoi Shmit. Ndonëse HDZ dhe SDP me partnerët e tyre kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës, sërish kanë problem pasi vendimi për emërimin e qeverisë refuzon të nënshkruhet nga nënkryetari i subjektit SDA Refik Lendo dhe nënshkrimi i tij është parakusht i domosdoshëm për një procedurë ligjore.

Mediat në BeH njoftuan fundjavën e kaluar se përfaqësuesi i lartë ka në plan të përdorë sërish kompetencat e tij dhe ka përgatitur tashmë një vendim për të zhbllokuar atë proces, raportoi Hina.

Menjëherë pasuan reagimet nga SDA dhe DF dhe këto parti përsëri e akuzuan Shmitin se favorizonte kryesisht HDZ-në e BeH-së, ndërsa në të njëjtën kohë rrezikon të drejtat e boshnjakëve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR