• e premte, 05 korrik 2024

Është hapur zyrtarisht konferenca e klimës KOP28 në Dubai

Është hapur zyrtarisht konferenca e klimës KOP28 në Dubai

Dubai, 30 nëntor 2023 (MIA) - Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike KOP28 është hapur zyrtarisht sot në Dubai.

Duke e shpallur të hapur forumin e këtij viti, kryetari i tij Sulltan al-Xhaber u kërkoi vendeve të gjejnë bazë të përbashkët mbi politikën për të arritur qëllimet globale të klimës.

Kryesuesi i edicionit të vitit të kaluar të konferencës, Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Sameh Shukri, ftoi të pranishmit në hapje për të mbajtur një moment heshtje për "të gjithë civilët e vrarë në konfliktin e vazhdueshëm në Gazë, si dhe për dy diplomatë veteranë të konferencave që kanë ndërruar jetë së fundmi”.

Përfaqësues të afro 200 vendeve u mblodhën në Dubai për të diskutuar temat kryesore të lidhura me klimën për dy javë nën kryesimin e Emirateve të Bashkuara Arabe. ls/

Foto; Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR