• e diel, 22 dhjetor 2024

Është hapur Qendra kulturore maqedonase në Bllagoevgrad

Është hapur Qendra kulturore maqedonase në Bllagoevgrad
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Në Bllagoevgrad është hapur klubi kulturor maqedonas "Nikola Vapcarov". Hapja e klubit, sipas themeluesve, synon afrimin e dy popujve dhe tejkalimin e dallimeve. "Ky është një klub që do të ndihmojë në Bullgari të njohin kulturën maqedonase, ndërsa bashkë me të edhe popullin maqedonas. Momenti kulturor është ai që vërtet mund t'i bashkojë njerëzit dhe të kapërcejë dallimet", ishte thënë në hapjen e klubit. Në hapjen e klubit  morën pjesë sekretari i përgjithshëm në kabinetin e presidentit të shtetit, Mile Bosnjakovski dhe liderët e VMRO-DPMNE-së, dhe të Majtës  Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev. Përballë klubit maqedonas, në organizim të VMRO-së   Lëvizja Kombëtare Bullgare, u hap ekspozita me flamurin bullgar dhe fotografinë e Car Borisit të Tretë dhe disa nga revolucionarët maqedonas, përfshirë Goce Dellçevin dhe Jane Sandanskin, të shoqëruar me muzikë të lartë.  Protestë ka paralajmëruar edhe VMRO-Lëvizja Kombëtare Bullgare. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR