• e martë, 24 dhjetor 2024

Është gjetur trupi i pajetë i gostivarasit të zhdukur

Është gjetur trupi i pajetë i gostivarasit të zhdukur
Gostivar, 2 nëntor 2022 (MIA) - Përfundoi hetimi për gostivarasin për të cilin të dielën ka pasur paraqitje se është i zhdukur rrëzë Malit të Sharrit në atarin e fshatit Pozharan. Grupi i përbërë nga nëpunës policorë dhe banorë të fshatrave përreth rreth mesditës e gjetën trupin e pajetë të K.J. (87) në pjesën malore në atarin e fshatit fqinj Vrapçisht. Trupi është identifikuar nga të afërmit e K.J. i cili më datën 30 të muajit të kaluar ishte paraqitur se në afërsi të fshatit Pozharan ka mbledhur fruta të malit dhe më pas është zhdukur. Nga SPB Tetovë informojnë se pas gjurmimit intensiv prej tre ditëve në rajonin më të gjerë rreth fshatit Pozharan, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar, në bashkëveprim me ekipe të MPB-së dhe vendasve, sot (2 nëntor) rreth orës 12:40 në afërsi të fabrikës së mobiljeve, në atarin e fshatit të Gostivarit, në pyll, e gjetën trupin e pajetë të 87-vjeçarit K.J. "Në rrjedhë është ekspertiza që e udhëheqë Prokurori publik, ndërsa në të cilën merr pjesë ekipi nga NJPB Gostivar. Me urdhër të Prokurorit publik do të bëhet edhe obduksioni. Nga kontrolli i kryer mjekësor në trup nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës", theksojnë nga SPB Tetovë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR