Është gjetur kutia e dytë e zezë pas rënies së aeroplanit të kompanisë Er India
- Ekipet e shpëtimit e gjetën edhe xhiruesin e zërave nga kabina e pilotit (a.q. kutia e zezë), element kyç në hetimin për fatkeqësinë e aeroplanit të kompanisë Er India që ndodhi javën e kaluar.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:11, 16 qershor, 2025
Ahmedabad, 16 qershor 2025 (MIA) - Ekipet e shpëtimit e gjetën edhe xhiruesin e zërave nga kabina e pilotit (a.q. kutia e zezë), element kyç në hetimin për fatkeqësinë e aeroplanit të kompanisë Er India që ndodhi javën e kaluar.
Xhiruesi u zbulua në mbetjet e aeroplanit në qytetin perëndimor indian Ahmedabad, kumtoi sot Qeveria. Të dhënat nga fluturimi (flight data recorder) ishin nxjerrë paraprakisht.
Pritet dy kutitë e zeza të ndihmojnë në konstatimin e shkaqeve për tragjedinë që ndodhi të enjten, kur aeroplani "Boing 787 Drimlajner", në fluturimin drejt Londrës, u rrëzua në një lagje jo larg aeroportit dhe u kaplua nga flakët.
Sipas mediumeve indiane, jetën e humbën së paku 270 njerëz - udhëtarë dhe banorë nga lagjja mbi të cilën u rrëzua aeroplani, por ende nuk ka sepse identifikimi i viktimave është në rrjedhë.
Er India kumtoi se në fluturim ka pasur 241 persona, ndërsa ka mbijetuar vetëm një burrë 40-vjeçar nga Britania e Madhe.
Hetimin po e zhvillon Agjencia për hetim të fatkeqësive ajrore, ndërsa marrin pjesë edhe ekspertë nga Këshilli amerikan nacional për siguri në komunikacion, sepse aeroplani është i prodhuar në SHBA.
Dje, sekretari kryesor i kryeministrit Narendra Modi, Pramod Kumar Mishra, e vizitoi shtetin Guxharat për ta koordinuar përgjigjen, hetimin dhe mbështetjen për familjet e viktimave. ab/
foto: ЕPА