• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është fikur gjysma e rrjetit elektrik të Ukrainës, në Kiev është e mundur një ndërprerje totale

Është fikur gjysma e rrjetit elektrik të Ukrainës, në Kiev është e mundur një ndërprerje totale
Kiev, 18 nëntor 2022 (MIA) - Autoritetet e qytetit të Kievit paralajmëruan sot se është e mundur një ndërprerje totale e rrjetit të energjisë elektrike në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa kryeministri Denis Shmihal deklaroi se pothuajse gjysma e sistemit energjetik të vendit është çaktivizuar në sulmet ruse. Gjatë javëve të fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj objekteve energjetike të Ukrainës dhe sulmet e rënda ajrore të martën dhe të enjten goditën infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin. "Për fat të keq, Rusia vazhdon sulmet e saj me raketa ndaj infrastrukturës civile dhe kritike të Ukrainës. Pothuajse gjysma e sistemit tonë energjetik është shkëputur, tha kryeministri Shmihal pas një takimi me Komisionerin Evropian të Tregtisë Valdis Dombrovskis. Kievi ka qenë një nga qytetet më të goditura nga sulmet me raketa dhe dron, që ndonjëherë kanë ndërprerë energjinë elektrike, ngrohjen dhe furnizimin me ujë me afrimin e dimrit. Inxhinierët janë me nxitim për të riparuar rrjetin elektrik në kryeqytet, ku dje ka rënë bora e parë. "Ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm zhvillimi, duke përfshirë mbylljen e plotë, tha Mikola Povorzhnik, zëvendësmenaxheri i administratës së qytetit në Kiev. Ai nuk tha se çfarë do të ndodhte nëse rrjeti elektrik do të fiket plotësisht, por autoritetet thanë se nuk po shqyrtonin evakuimin e qyteteve. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR