• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është e panjohur se çka ka ndodhur me helikopterin me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Raisi

Është e panjohur se çka ka ndodhur me helikopterin me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Raisi

Teheran, 19 maj 2024 (MIA) - Pas lajmit të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian se helikopteri, me të cilin ka udhëtuar presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka pasur “ulje të vështirë” në terren janë nisur 16 ekipe shpëtimi dhe dronë.

Agjencia iraniane e lajmeve (IRNA) njoftoi në gjuhën angleze se ka ndodhur një aksident, domethënë është rrëzuar helikopteri. Televizioni shtetëror i Iranit, si dhe IRNA, nuk informuan nëse Raisi apo të tjerë janë plagosur.

Më herët, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raportoi se operacioni i kërkim-shpëtimit do të marrë pak kohë për shkak të terrenit të pakalueshëm, kushteve malore dhe pyjore, si dhe kushteve të pafavorshme të motit, veçanërisht mjegullës së dendur.

Një pjesë e mediave iraniane raportuan se disa nga shoqëruesit e presidentit në helikopter kanë arritur të kontaktojnë me autoritetet qendrore, duke theksuar se ka shpresë që të mos ketë viktima në incident.

Karvani i presidentit përbëhej nga tre helikopterë. Në dy fluturaket tjera transportoheshin zyrtarë të tjerë iranianë, duke përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Hosein Amirabdolahian dhe guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit.

Raisi po udhëtonte për në Azerbajxhanin Lindor dhe incidenti ndodhi pranë qytetit Xholf, afër kufirit me Azerbajxhanin, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Iranit, Teheranit.

Raisi është në funksionin e presidentit që në gusht të vitit 2021. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR