• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është e mundur që Fico të transferohet për mjekim në Bratisllavë

Është e mundur që Fico të transferohet për mjekim në Bratisllavë

Bratisllavë, 17 maj 2024 (MIA) - Më 20 maj në Sllovaki do të mbahet këshill për ndihmë urgjente mjekësore për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin përkatës të kryeministrit, Robert Fico, i cili para dy ditëve u qëllua me armë.

Mjekët do të bisedojnë edhe për transferimin e mundshëm të Ficos, i cili pas atebntatit u operua në spitalin "Frenklin D. Ruzvelt" në Bankska Bistrica, për mjekim të mëtutjeshëm në Bratisllavë ose jashtë vendit.

Presidenti i sapozgjedhur i shtetit, Petar Pelegrini, dje konfirmoi se gjendja e Ficos është stabile, por "shumë serioze".

Më 15 maj Fico është qëlluar në qytetin Handalova ndërsa është përshëndetir me popullin e tubuar. Sulmuesi është shkrimtari i njohur Juraj Cintula, i cili pohon se ka qëlluar në Ficon sepse nuk është pajtuar me politikën e Qeverisë.

Kryeministri sllovak ka marrë lëndime në kraharor dhe stomak dhe me helikopter është dërguar në spital, ku i është kryer intervenimi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR