• e diel, 22 dhjetor 2024

Është djegur depoja e marketit “Stokomak” në Strumicë

Është djegur depoja e marketit “Stokomak” në Strumicë

Strumicë, 28 gusht 2024 (MIA) - Pasditen e sotme rreth orës 17 zjarri ka përfshirë depon e marketit "Stokomak" përballë fshatit Dabile afër Strumicës dhe është përhapur në brendësi të objektit, informojnë nga NjTKZ Strumicë.

Sipas zjarrfikësve, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete kundër zjarreve dhe 11 zjarrfikës dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase zjarri është shuar dhe nuk është lejuar të përhapet dhe të shkaktojë dëme më të mëdha materiale.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit hëpërhë nuk dihen dhe pas mbikëqyrjes duhet të zbulohen arsyet pse ka ardhur deri te zjarri në ambientet e magazinës.

FOTO: NjTKZ Strumicë

 

QËNDRONI TË LIDHUR