• e enjte, 04 dhjetor 2025

Livit: SHBA-ja arriti përparim të madh drejt dërgimit të Ukrainës dhe Rusisë drejt tryezës negociuese

Livit: SHBA-ja arriti përparim të madh drejt dërgimit të Ukrainës dhe Rusisë drejt tryezës negociuese

Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) - SHBA-ja arriti përparim të madh drejt arritjes së marrëveshjes paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.

"Gjatë javës së kaluar, SHBA-ja arriti përparim të madh drejt dërgimit edhe të Ukrainës edhe të Rusisë drejt tryezës negociuese", deklaroi Livit në kumtimin në rrjetin social X.

Sipas saj, ekzistojnë disa hollësi të ndjeshme, por jo edhe të pakalueshme që duhet të zgjidhen dhe do të kërkojnë bisedime të mëtutjeshme mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së.

Paraprakisht sot, siç kumtoi Bi-Bi-Si, një funksionar i lartë anononim amerikan pohoi se Ukraina është dakorduar për plan paqësor me Rusinë, por se disa hollësi të vogla mbeten të zgjidhen.

Shefi i Këshillit ukrainas të sigurisë, Rustem Umerov deklaroi se SHBA-ja dhe Ukraina arritën "mirëkuptim të përbashkët për kushtet kyçe të marrëveshjes për të cilën është biseduar" në bisedimet e kaluara në Gjenevë.

Në kumtimin në rrjetet sociale, ai shkroi se delegacionet e SHBA-së dhe Ukrianës arritën "marrëveshje të përbashkët për kushtet themelore" të planit paqësor, duke folur për takimin e tyre në Gjenevë.

Ai gjithashtu, kumtoi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski këtë javë do të shkojë në Uashington në takim me presidentin amerikan, Donald Tramp. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR