• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çokrevski paralajmëron standarde për siguri informatike dhe antikorrupsion: Nuk kemi rregulla dhe procedura për punë digjitale

Çokrevski paralajmëron standarde për siguri informatike dhe antikorrupsion: Nuk kemi rregulla dhe procedura për punë digjitale

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Instituti për akreditim paralajmëron vendosje të standardeve të reja, ISO 27001 - për siguri informatike dhe ISO 37001 - kundër ryshfetit dhe korrupsionit.

Siç deklaroi për MIA-n, drejtori i Institutit, Sllobodan Çokrevski, idenë e dy standardeve që të vendosen në institucionet shtetërore. ISO 37001 do të ishte një lloj  garancie se në institucione nuk ka korrupsion, ndërsa ISO 27001 do të thotë punësim digjital pas rregullave dhe procedurave të vërtetuara saktë.

"Jemi në fazën e vendosjes së këtyre dy standardeve. Përsa i përket antikorrupsionit, ideja jonë është që ky standard të futet në institucionet shtetërore. Ekziston një ligj që i referohet vendosjes së sistemeve të cilësisë në institucionet shtetërore dhe në të mund të vendosim, ashtu si për ISO 9001, detyrimin për të zbatuar ISO 37001 - një sistem antikorrupsion, por edhe një sistem menaxhues të sigurisë së informacionit. Ky është një sistem funksionimi, një mjet për zbatimin horizontal në të gjitha institucionet dhe është e rëndësishme që të fillojmë ta zbatojmë sa më shpejt. Nëse do të kishim filluar pesë vjet më parë, tashmë do të kishim ndonjë rezultat", theksoi Çokrevski.

Sipas tij, ende nuk ka rregulla për operacionet digjitale në vend.

Има напредок во дигиталната писменост на младите меѓу 16 и 19 години во земјава во 2019 година, беше соопштено на онлајн-конференција што денеска ја организираше Центарот управување со промен

Për standardet tashmë janë formuar grupe punuese dhe ka interes nga firmat për certifikimin e tyre.

"Kërkojmë mbështetje nga instancat më të larta politike, nga Qeveria. Ideja është që të vendoset detyrim dhe ngadalë të zbatohet procesi. Ka firma dhe institucione shtetërore, të cilët edhe në këtë moment, për shembull, duan të akreditohen sipas ISO 37001 ose 27001. Kërkojnë firma të huaja të vijnë nga jashtë që t'i certifikojnë", theksoi Çokrevski.

Në Evropë ISO 37001 është vendosur në vitin 2016, ndërsa ISO 27001 nga viti 2010.

Instituti për akreditim, i cili feston 20 vjet nga themelimi, ka shënuar edhe Ditën botërore të akreditimit me moton “Akreditimi: Mbështetja e së ardhmes së tregtisë globale”. Në ceremoni u prezantuan certifikatat e organeve të akredituara dhe të riakredituara të vlerësimit të konformitetit, në periudhën qershor 2022 - qershor 2023. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR