Çmimi Nobel për mjekësi për tre shkencëtarët që zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
- Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Meri E. Brunkou, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguçiod për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”.
- Post By Fami Bajrami
- 13:29, 6 tetor, 2025
Stokholm, 6 tetor 2025 (MIA)- Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Meri E. Brunkou, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguçiod për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”.
Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin nga vetë-dëmtimi, duke parandaluar që ai të sulmojë indet e shëndetshme të vetë organizmit.
Zbulimet e këtyre tre studiuesve kanë ndihmuar në sqarimin e mekanizmave themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune, si dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Ky çmim shënon hapjen zyrtare të javës së Çmimeve Nobel 2025. Në ditët në vijim do të shpallen edhe fituesit në kategoritë: Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi.
Foto: EPA