• e premte, 05 dhjetor 2025

Çmimet e shërbimeve gastronomike në korrik janë rritur për pesë për qind

Çmimet e shërbimeve gastronomike në korrik janë rritur për pesë për qind

Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Çmimet e shërbimeve gastronomike në korrik të vitit 2025 shënuan rritje për 0,5 për qind krahasuar me muajin paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Shikuar sipas grupeve, çmimet në gastronomi krahasuar me qershorin u rritën për 0,4 për qind për ushqimet, 1,6 për qind për pijet alkoolike, 0,9 për qind për pijet joalkoolike dhe për 0,2 për qind për bujtje.

Çmimet e shërbimeve për akomodim në korrik 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur me 5,0 për qind. 

Në periudhën janar – korrik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur me 5,3 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 rritja është 1,6 për qind. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR