Çmimet e produkteve në supermarketet greke më të larta për 1,84 për qind në krahasim me vitin e kaluar
- – Për 1,84 për qind janë rritur çmimet e produkteve në supermarketet greke në korrik të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa ulja më e madhe te detergjentet dhe mjetet për pastrim, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Instituti grek për Hulumtim të shitjes me pakicë të mallrave për konsum të gjerë (IELKA), informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 09:48, 5 gusht, 2025
Athinë, 5 gusht 2025 (MIA) – Për 1,84 për qind janë rritur çmimet e produkteve në supermarketet greke në korrik të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa ulja më e madhe te detergjentet dhe mjetet për pastrim, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Instituti grek për Hulumtim të shitjes me pakicë të mallrave për konsum të gjerë (IELKA), informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Çmimet në korrik të vitit 2025 në krahasim me muajin e kaluar janë ulur minimalisht për 0,24 për qind, ndërsa siç bënë të ditur nga Instituti gjatë periudhës 12 mujore (korrik 2024 – qershor 2025) është evidentuar rritja margjinale prej 0,56 për qind.
Sa i përket kategorive të produkteve me rritjet më të mëdha në korrik të vitit 2025 krahasuar me korrikun 2024, mishi i freskët është në vendin e parë, i cili është 9,63 për qind më i shtrenjtë, biskotat, çokollatat dhe produktet e ëmbla janë 9,39 për qind më të shtrenjta, çmimet e produkteve të mëngjesit janë 8,40 për qind më të larta, dhe çmimet e frutave dhe perimeve dhe peshkut të freskët dhe ushqimeve të detit u rritën midis 4,5 dhe 5,3 për qind.
Nga ana tjetër, uljet më të mëdha të çmimeve muajin e kaluar, krahasuar me një vit më parë, ishin në detergjente dhe produkte pastrimi, produkte ushqimore, ushqim për kafshët shtëpiake, materiale për zyra, kozmetikë dhe produkte higjienike personale.
Sipas IELKA, arsyet pse nuk ka rritje drastike të çmimeve në supermarketet janë: ulje e inflacionit, masat qeveritare, ofertat dhe lirimet, si dhe shkalla e lartë e qarkullimit të mallrave. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s