• e martë, 26 nëntor 2024

Çmimet e naftës u rritën në 94 dollarë, OPEK+ zvogëlon prodhimin

Çmimet e naftës u rritën në 94 dollarë, OPEK+ zvogëlon prodhimin
Londër, 5 tetor 2022 (MIA) - Çmimet e naftës u rritën në 94 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare pasi OPEK+ dhe aleatët e tij vendosën të ulin prodhimin më së shumti që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së.

Në tregun londinez, çmimi i fuçisë pasdite ishte më i lartë për  1.77 dollarë se sa në mbylljen e djeshme dhe arriti në 93.57 dollarë. Në tregun amerikan, ai u tregtua  për 1.49 dollarë me çmim më të  lartë, në 88.01 dollarë.

Bordi i Përbashkët Ministror i Monitorimit ka rënë dakord që nga nëntori për të ulur prodhimin për dy milionë fuçi në ditë nga vlera e referencës, deklaruan tre burime në OPEK+.

Kjo do të thotë se ulja do të jetë akoma më modeste pasi grupi nuk arriti nivelin e synuar të prodhimit prej rreth 3.6 milionë fuçi në ditë në gusht.

Nuk është e qartë nëse numri përfshin shkurtime të mundshme vullnetare të prodhimit në disa anëtarë të grupit.

Sipas disa analistëve, OPEK+ në fakt po konfirmon vetëm zyrtarisht vëllimin e reduktuar të prodhimit në muajt e fundit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR