Çmimet e naftës ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2021
- Çmimi i naftës "Brent", treguesi referent global për naftën e papërpunuar nga Atlantiku, mëngjesin e sotëm ra në 63,49 dollarë për një barel, që është niveli më i ulët që nga prilli i viti 2021. U regjistrua rënie prej rreth 3,2 për qind.
- Post By Fami Bajrami
- 16:04, 7 prill, 2025

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Çmimi i naftës "Brent", treguesi referent global për naftën e papërpunuar nga Atlantiku, mëngjesin e sotëm ra në 63,49 dollarë për një barel, që është niveli më i ulët që nga prilli i viti 2021. U regjistrua rënie prej rreth 3,2 për qind.
Mëngjesin e sotëm ka rënë edhe çmimi referent i naftës amerikane West Texas Intermediate (WTI), për 3,58 për qind.
Lëvizja e sotme vazhdon me rënien e javës së kaluar, kur pas shpalljes së tarifave të Trampit, çmimet e "Brent"-it ranë për 10,9 për qind, ndërsa çmimi i WTI për 10,6 për qind. rq/bsh/
Foto: arivi i MIA-s