• e premte, 22 nëntor 2024

Çmimet e naftës javën e kaluar u rritën për tetë për qind për shkak të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Çmimet e naftës javën e kaluar u rritën për tetë për qind për shkak të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Londër, 7 tetor 2024 (MIA) - Në tregjet botërore, çmimet e naftës u rritën për më shumë se tetë për qind javën e kaluar, sepse, tregtarët kanë frikë se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë ndërprerje të furnizimit nga rajoni i pasur me naftë.

Në tregun londinez çmimi për një fuçi javën e kaluar u rrit për 8,5 për qind, në 78,05 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi për fuçi u rrit për 9,1 për qind, në 74,38 dollarë.

Rritja më e madhe javore e çmimeve në më shumë se një vit ishte për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Irani të martën gjuajti disa raketa ndaj Izraelit si urrejtje për ofensivën izraelite kundër aleatëve të Teheranit, Hezbollahut në Liban.

Izraeli tha se do t'i përgjigjet Iranit, derisa Uashingtoni e ka mbështetur atë. Megjithatë, presidenti amerikan Xho Bajden tha se nuk e mbështet sulmin ndaj lokacioneve bërthamore iraniane si përgjigje të mundshme.

Prandaj tregu spekulonte se Izraeli mund t'i sulmojë rafineritë iraniane ose terminalin kryesor të eksportit në ishullin Harg me qëllim që të ulen  të ardhurat e Teheranit nga eksporti i derivateve.

Nëse Izraeli e sulmon, Irani me siguri do të kthejë me sulme ndaj pikave izraelite energjetike dhe të gazit, njoftuan të premten mediat iraniane.

Irani është anëtare e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe prodhon rreth 3,2 milionë barela në ditë, që përgjigjet në rreth tre për qind të prodhimtarisë globale.

Ende pritet përgjigjja e Izraelit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR