Çmimet e naftës janë rritur mesatarisht për mbi 1,3 dollarë
- Çmimet e naftës sot në mëngjes janë rritur mesatarisht për mbi 1,3 dollarë, për shkak të dëshirës së një numri të madh investitorësh për të përfituar nga çmimet relativisht të ulëta të arit të zi. Dje, ato ranë për më shumë se 2 dollarë për fuçi pasi organizata OPEK+ njoftoi se do të rriste më tej prodhimin e naftës.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:53, 6 maj, 2025
Londër, 6 maj 2025 (MIA) - Çmimet e naftës sot në mëngjes janë rritur mesatarisht për mbi 1,3 dollarë, për shkak të dëshirës së një numri të madh investitorësh për të përfituar nga çmimet relativisht të ulëta të arit të zi. Dje, ato ranë për më shumë se 2 dollarë për fuçi pasi organizata OPEK+ njoftoi se do të rriste më tej prodhimin e naftës.
Fjuçersat për naftën e papërpunuar nga Deti verior nga lloji Brent, pika referuese për tregun evropian, u rritën për 1,36 dollarë, ose 2,26 për qind, në 61,59 dollarë për fuçi këtë mëngjes.
Çmimi i naftës së lehtë bruto amerikane për dorëzimin në qershor u rrit për 1,34 dollarë, ose 2,35 për qind, në 58,47 dollarë për fuçi.
"Rimëkëmbja e lehtë e çmimeve të naftës sot duket të jetë më shumë një korrigjim teknik sesa një korrigjim themelor", deklaruan analistët e tregut të naftës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s