• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çmimet e benzinës ulen, ndërsa dizeli shtrenjtohet

Çmimet e benzinës ulen, ndërsa dizeli shtrenjtohet

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Benzina nga sonte në mesnatë do të lirohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për gjysmë denari,  vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Vendimi rrit mesatarisht për 0.27 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 83,5 denarë dhe EURODIZEL BS (D-E V) për 76,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe mbetet 75 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,786 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 42,197 denarë.

Nga KRRE  theksuan se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie te çmimet e  benzinës me një mesatare prej 2,388 për qind, te dizeli  0,749 dhe te vaji ekstra i lehtë 0,883 për qind, ndërsa te mazuti ka rritje prej 1.191 për qind. Në anën tjetër, kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,944 për qind. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR