• e martë, 05 nëntor 2024

Çmimet e aranzhmaneve turistike në Maqedoni dhe Serbi po rriten më shpejtë se në 90 për qind të vendeve evropiane

Çmimet e aranzhmaneve turistike në Maqedoni dhe Serbi po rriten më shpejtë se në 90 për qind të vendeve evropiane

Beograd, 3 shtator 2024 (MIA) - Çmimet e aranzhmaneve turistike në Maqedoninë e Veriut në korrik janë rritur më shumë se pothuaj në të gjitha vendet evropiane. Përderisa rritja mesatare e çmimit të pakos së aranzhmaneve në muajin korrik në Bashkimin Evropian (BE) ka qenë 6,6 për qind, sipas Eurostat, në Maqedoni çmimi i pakove turistike është rritur për 16,5 për qind, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në krahasim me vendet e rajonit, rritje të lartë të pakos së aranzhmaneve ka pasur edhe në Serbi, ku aranzhmanet për turistë në korrik u rritën me çmim prej 15,2 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat-it, kumtoi Bloomberg Adria.

Aranzhmanet në Kroaci në korrik janë më të larta për nëntë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në Slloveni 6,7 për qind, në Shqipëri 1,4 për qind, ndërsa aranzhmanet turistike në Mal të Zi janë më të ulëta për një për qind.

Rritje më të madhe të çmimeve të aranzhmaneve turistike ka pasur në Turqi, ku çmimet u rritën për madje 49,5 për qind. Pastaj vijon Franca, ku shërbimet për turistët janë më të larta për 22,2 për qind. Çmimet më të larta në Francë mund t'i atribuohen mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore, duke marrë parasysh në atë se Parisi së bashku me disa qytete tjera e organizuan këtë ngjarje sportive botërore nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Pastaj, çmime më të larta të aranzhmaneve për turistët janë shënuar në Itali (19,5 për qind), Qipro (16,7), e menjëherë pas këtyre vendeve janë Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Vendet ku çmimet e aranzhmaneve ranë në korrik ishin Danimarka (0,2 përqind), Mali i Zi (1 për qind), Finlanda (2,7 përqind), Malta (2,9 përqind) dhe Norvegjia (3,9 përqind).

Në BE, çmimi i pakos së aranzhmaneve në korrik është më i lartë për 6,6 për qind. Çmimi i aranzhmaneve vendore është rritur për 11,1 për qind, ndërsa i atyre ndërkombëtare për 5,7 për qind. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR