• e martë, 24 dhjetor 2024

Çitaku: Vartësit e kryeministrit të Kosovës sillen si një opozitë e papërgjegjshme

Çitaku: Vartësit e kryeministrit të Kosovës sillen si një opozitë e papërgjegjshme

Prishtinë, 14 dhjetor 2023 (MIA)- Nënkryetarja e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku deklaroi se "vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe Asociacioni (i komunave me shumicë serbe) shënuan rritje" gjatë kohës së qeverisjes së partisë së kryeministrit Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Duke iu përgjigjur deklaratës së djeshme të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se “opozita e Kosovës po koordinohet me Serbinë” në lidhje me negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Çitaku ka shkruar në faqen e saj në Fejsbuk se Lëvizja Vetëvendosje “në mungesë të rezultateve”, tani merret me shpifje.

"Vartësit e kryeministrit vazhdojnë të sillen si një opozitë e papërgjegjshme. Dje, mes shumë spekulimeve dhe të pavërtetave, njëri prej tyre akuzoi opozitën për koordinim me Serbinë. Sinqerisht, në cilin planet jetojnë ata? Në mungesë totale të rezultateve në qeverisje, eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje u kthyen në habitatin e tyre më të rehatshëm; në llumin e shpifjeve. Të nderuar, vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe asociacioni kanë shënuar rritje gjatë kohës së qeverisjes suaj", shkroi ish shefja e diplomacisë së Kosovës dhe ambasadore e Kosovës në SHBA. ss/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR