• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çipolone: Për rritje më të madhe ekonomike nevojitet rritje e pagave reale 

Çipolone: Për rritje më të madhe ekonomike nevojitet rritje e pagave reale 

Bruksel, 1 prill 2024 (MIA) - Pagat reale në BE duhet patjetër të rriten nëse duam përforcim të përhershëm ekonomik dhe shkallë më të lartë të rritjes së ekonomisë, konsideron anëtari i Këshillit drejtues të Bankës qendrore evropiane (BQE),  Pjero Çipolone.

"Nëse nuk rriten pagat reale, kjo mund të sjellë deri në rritje të rrezikut nga stagnimi afatgjatë ekonomik, që mund të shkatkojë pasoja të përhershme, sepse investimet dhe furnizimi do të aftësoheshin në kërkesë të përhershme të ulët", deklaroi Çipolone.

Sipas tij, nëse pagat reale mbeten të ulëta, punëtorët do të vazhdojnë të blejnë më pak, që do t'i detyrojë kompanitë të presin konsum më të vogël dhe do ta ulin porodhimin.

Të dhënat statistikore tregojnë se edhe krahas rritjes së tyre nominale, pagat në BE realisht në vitin 2022 janë ulur për 4.3, ndërsa në vitin 2023 për 0,7 për qind.

Çipolone konsideron se rënia e pagave reale kontribuon edhe për shpërndarje të përshpejtuar  në Evropë.

Të dhënat e Agjencisë evropiane të statistikave (Eurostat) tregojnë se në muajin janar të këtij viti, prodhimi industrial i përgjithshëm në Eurozonë është ulur për 6,7 për qind në nivel vjetor dhe vetëm prodhimi i mallrave kapitale, gjegjësisht makinerive dhe pajisjeve është ulur për 12.1 për qind. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR