Çfarë është "bombë e pistë": E dizejnuar për të mbjellë frikë dhe panikë
- Post By Fortuna Bakija
- 16:46, 28 tetor, 2022
28 tetor 2022
Al Xhazira
Qëllimi parimor i të ashtuquajturave “bomba të pista”, për të cilat këto ditë po flitet shumë, është që të mbjellin frikë, panikë dhe konfuzion me lëshimin e pluhurit radioaktiv dhe tym në atmosferë.
Kremlini pohon se Ukraina po përgatitet të aktivizijë "bombë të pistë" për ta akuzuar Rusinë dhe të shkaktojë eskalim të luftës, e cila tani më ka hyrë në muajin e dhjetë.
Vendet perëndimore i hodhën poshtë pohimet e Moskës si “dukshëm të rreme”.
Edhe pse asnjëherë nuk është vërejtur një sulm i suksesshëm me "bombë të pistë" në provincën jugore ruse Çeçeni janë regjistruardy tentime të pasuksesshme për aktivizimin e armës së tillë para më shumë se 20 viteve. Inspektorët kanë gjetur edhe material bërthamor që mund të përdoret për "bombë të pistë" në fabrikë të braktisur në Çeçeni.
Në vazhdim vijon sqarimi çka nënkuptojnë ekspertët me "bombë të pistë".
Si funksion “bomba e pistë”?
Të njohura teknikisht si pajisje për shpërndarje radiologjike, "bombat e pista" janë armë relativisht primitive dhe të pasakta. Ato janë shumë më të lehta dhe më të lira për t'u ndërtuar se një pajisje bërthamore, dhe ato janë gjithashtu shumë më pak të rrezikshme.
Në "bombat e pista" shfrytëzohen mjete shpërthyese konvencionale, siç është dinami, i vendosur afër materialit radioaktiv, i cili më pas hidhet jashtë nga forca e shpërthimit. Sasia e materialit radioaktiv të shpërndarë, edhe pse e rrezikshme, nuk është domosdoshmërisht vdekjeprurëse.
Materiali që përdoret në "bombën e pistë" mund të merret nga burime radioaktive të përdorura në mjekësi, industri ose objekte hetimore.
“Bomba e pistë' është me të vërtet e lehtë për t'u bërë," tha Skot Roker, nënkryetar për programin për siguri të materialeve bërthamore në “The Nuclear Threat Initiative”, organizatë jofitimprurëse me seli në Uashington,
"Ajo është pajisje e vrazhdë"
Riçard Giragosian, themeluesi i Qendrës për studime rajonale, tink-tenk i pavarur me seli në Erevan, Armeni, në tekstin autorial për Al Xhazira në vitin 2016 tha se me urdhër të Al-Kaedës ndaj SHBA-së më 11 shtator të vitit 2001, në Perëndim është rritur frika nga rreziqet e shkaktuara nga “bombat e pista” radiologjike.
Giragosijan tha se edhe pse ka përpjekje të konsiderueshme në Rusi dhe Ukrainë për të grumbulluar materiale radioaktive nga ish-Bashkimi Sovjetik, asgjësimi i sigurt i këtij materiali në Kaukaz do të jetë një "prioritet më i ulët".
“Objektet e epokës sovjetike në Kaukaz dikur kishin furnizime të bollshme të ceziumit, stronciumit dhe materialeve të tjera radiologjike. Por që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, shumica e këtyre objekteve janë mbrojtur vetëm minimalisht, me pak masa paraprake sigurie apo mbrojtje," tha ai.
Giragosian, gjithashtu, në momentin e në shkrimit të tekstit tha se arrestimi I tre të dyshuarve në Gjeorgji për përpjekje për shitjen e materiale radioaktive duhet ta përkujtojë botën se nuk mund të qëndrojë indiferente lidhur me "bombat e pista".
Çfarë dëmi mund të shkaktojnë?
Numri i viktimave dhe shkalla e dëmit nga "bomba e pistë" varet nga shumë variabla.
Faktori kyç është sasia dhe lloji i eksplozivëve konvencionalë të përdorur, të cilët përcaktojnë forcën e shpërthim.
Sasia dhe lloji i materialeve radioaktive të lëshuara janë faktorë të tjerë, siç janë kushtet e motit – dhe veçanërisht era – në momentin e shpërthimit. Një sipërfaqe potencialisht e madhe mund të jetë e kontaminuar.
Nivel i ulët i ekspozimit të rrezatimit zakonisht nuk shkakton simptoma. Njerëzit mund të mos e dinë nëse janë ekspozuar sepse rrezatimi nuk mund të shihet, nuhatet apo shijohet.
Sa është e rrezikshme “bomba e pistë”?
Ekspertët thonë se efekti kryesor i “bombës së pistë” është psikologjik, prandaj pajisje të tilla shpesh quhen “armë të shkatërrimit në masë”, siç janë armët për shkatërrim masiv.
"Bombat e pista" nuk janë për përdorim në fushën e betejës, por më shpesh vendosen në zonat urbane, tha Rokker.
“Ato janë më shumë armë psikologjike. Kur përpiqeni të trembni njerëzit, të frikësoni njerëzit, do të përdornit një armë si kjo”, tha ai.
Pluhuri radioaktiv dhe tymi mund të përhapen larg dhe janë të rrezikshëm nëse thithen pranë epiqendrës së shpërthimit.
Sipas Roker, mjegulla radioaktive me siguri do të përhapet në disa blloqe, por ndërsa materiali radioaktiv përhapet nëpër atmosferë, ai bëhet më pak i përqendruar dhe më pak i dëmshëm.
Faktorë kryesorë në ekspozimin ndaj rrezatimit janë lloji i rrezatimit, sa kohë dikush është i ekspozuar ndaj tij dhe nëse rrezatimi absorbohet përmes lëkurës, thithet ose konsumohet nga goja
Nevojitet pajisje speciale për zbulimin e rrezatimit.
Qasja në shtëpitë, hapësirat afariste dhe hapësirat për shërbime publike të kontaminuara mund të kufizohet për muaj dhe të kërkojë operacione të shtrenjta për pastrim.