Çellsi e refuzoi shkëmbimin e Lukakut për Vllahoviqin
- Sulmuesi i Juventusit, Dushan Vllahoviq nuk do të shpërngulet në Çellsi, publikoi "Sky Sport Italia“.
- Post By Melahat Baftija
- 08:47, 10 gusht, 2023

Romë, 10 gusht 2023 (MIA) - Sulmuesi i Juventusit, Dushan Vllahoviq nuk do të shpërngulet në Çellsi, publikoi "Sky Sport Italia“.
"Blutë" londinezë kanë refuzuar ta shkëmbejnë sulmuesin Romelu Lukaku për serbin 32 vjeçar.
Në sezonën 2022/23, Vllahoviq ka shënuar 42 paraqitje në të gjitha ndeshjet, duke shënuar 14 gola dhe katër asistime. Kontrata e tij me Juventusin është deri në verën e vitit 2026.
Portali "Transfermarkt" e vlerëson lojtarin me 70 milionë euro. mb/
Foto: EPA