• e hënë, 24 qershor 2024

Çellsi do t'i ofrojë kontratë të re Palmerit

Çellsi do t'i ofrojë kontratë të re Palmerit

Londër, 4 prill 2024 (MIA) - Çellsi planifikon t'i ofrojë kontratë të re mesfushorit Kol Palmer, publikoi Telegrafi londinez.

Sipas burimit të njejtë, udhëheqësia e klubit nga Londra perëndimore dëshiron që ta shpërblejë 21 vjeçarin e kombëtares angleze për ndeshjet e mira këtë sezon me vazhdimin e bashkëpunimit.

Palmer erdhi në Çellsi nga Mançester Siti në shtator të vitit të kaluar.

Për "blutë" ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola dhe 12 asistime.  mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR