Çekia nuk do të lëshojë viza për rusët që duan të shmangin mobilizimin

Pragë, 22 shtator 2022 (MIA) – Çekia nuk do të lëshojë viza humanitare për rusët të cilët ikin nga mobilizimi i pjesshëm që dje e paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putini.
“Kuptoj që rusët po ikin nga vendimet gjithnjë e më të dëshpëruara të marra nga Putini. Por, ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan ta përmbushin detyrimin që u është vendosur nga vendi i tyre, nuk i plotësojnë kriteret për marrjen e një vize humanitare", deklaroi ministri i jashtëm çek Jan Lipavski.
Me qëndrimin e këtillë Çekia mban një qëndrim të ndryshëm në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht me Gjermaninë.
Çekia ndaloi lëshimin e vizave për rusët pas invadimit rus të Ukrainës, por më pas filloi të bënte përjashtime për arsye humanitare. ar/