• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Çdo ditë në Izrael mesatarisht jepen rreth 1.700 leje për armë

Çdo ditë në Izrael mesatarisht jepen rreth 1.700 leje për armë

Jerusalem, 15 nëntor 2023 (MIA) - Ministria izraelite për siguri nacionale sot kumtoi se izraelitëve mesatarisht në ditë u jepen rreth 1.700 leje për armë në luftën kundër Hamasit.

Kjo është rritje e mprehtë krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga 7 tetori, kur filloi lufta deri në Ministri janë dorëzuar rreth 236.000 kërkesa për leje. 

Siç thuhet, numri i kërkesave të paraqitura për më shumë se një muaj është i barabartë me numrin e kërkesave të paraqitura për më shumë se njëzet vjet aktivitet rutinor, publikoi gazeta izraelite "Haarec". si/

Foto: arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR