• e diel, 22 dhjetor 2024

Çavushogllu: Suedia të ndërmarrë hapa shtesë nëse dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s

Çavushogllu: Suedia të ndërmarrë hapa shtesë nëse dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s

Ankara, 5 prill 2023 (MIA) - Suedia duhet të ndërmarrë hapa shtesë që Turqia ta ratifikojë kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme  Mevlut Çavushogllu, një ditë pasi Finlanda zyrtarisht iu bashkua aleancës ushtarake.

Çavushogllu deklaroi se me sekretarin amerikan të shtetit Antoni Blinkenin në Bruksel ka biseduar për kandidaturën e Suedisë për NATO-n dhe për çështjen e shitjes amerikane    të aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi.  

Ministri turk i Punëve të Jashtme, gjithashtu, sot deklaroi se me kolegun e tij rus Sergej Lavrovin, gjatë vizitës së tij këtë javë në Turqi do të bisedojë për luftën në Ukrainë.   

Çavushogllu, gjithashtu, tha se Ankaraja po punon me Kombet e Bashkuara për zgjidhjen e problemeve që lidhen me eksportin e grurit dhe plehrave përmes Detit të Zi. Ai gjithashtu tha  se ishte i shqetësuar për përgatitjet nga palët ndërluftuese për sulme të mëtejshme. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR