Çavi i dëshpëruat nga vendimi i Dembeles për të mos e vazhduar kontratën dhe ndihet i mashtruar, por nuk do ta mbajë Usmanin jashtë ekipit
- Post By Fortuna Bakija
- 14:56, 16 janar, 2022
Barcelonë, 16 janar 2022 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi është i dëshpëruar nga vendimi i sulmuesit të krahut Usman Dembele të mos e vazhdojë kontratën.
Sipas "As", trajneri e konsideron veten të mashtruar dhe e akuzon agjentin e futbollistit Musa Sisoko për atë që ka ndodhur.
Sipas spanjollit, Dembele gjendet në "mjedis toksik".
Në të njëjtën kohë, Çavi, në kundërshtim me informacionet paraprakisht të publikuara, nuk do ta përjashtojë lojtarin nga radha e mesme nga përbërja deri në fund të sezonit. Trajneri është në dijeni se opsioni më i mirë për Barcelonën do të ishte ta shesë Dembelen në dimër për shkak të arsyeve financiare dhe për shkak të reagimit eventual negativ të tifozëve ndaj lojtarit gjatë ndeshjeve vendore të klubit. fb/