Çaputova: Është e pamundur që tani të flasim për pranimin e Ukrainës në NATO
- Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova vlerëson se është e pamundur të flitet për hyrjen e Ukrainës në NATO përderisa në atë vend ka luftë.

Bratisllavë, 15 mars 2023 (MIA) - Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova vlerëson se është e pamundur të flitet për hyrjen e Ukrainës në NATO përderisa në atë vend ka luftë.
"Për sa i përket pranimit në Aleancën Veriatlantike, situata është e qartë për të gjithë - për sa kohë që Ukraina është në luftë, ne nuk mund të flasim për anëtarësim në bllok. Kjo buron nga neni 5 i Traktatit Veriatlantik dhe parakushteve të tjera që një vend duhet t'i plotësojë për t'u bërë anëtar i NATO-s", tha Çaputova.
Ajo përkujtoi se ka qenë një nga presidentët evropianë të cilët vitin e kaluar në mënyrë më aktive e kanë mbështetur ndarjen e statusit të kandidates së BE-së për Ukrainën, transmeton Tass.
"Ukraina e ka edhe një rrugë relativisht të gjatë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE", shtoi Çaputova.