Të paktën 28 të vrarë në dy sulmet ajrore izraelite në jug të Rripit të Gazës
- Të paktën 28 palestinezë janë vrarë mëngjesin e sotëm në sulmet izraelite në Kan Junis në jugun e Rripit të Gazës, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve VAFA.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:25, 25 tetor, 2024
Gazë, 25 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 28 palestinezë janë vrarë mëngjesin e sotëm në sulmet izraelite në Kan Junis në jugun e Rripit të Gazës, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve VAFA.
Agjencia thekson se cak i sulmit ishte shtëpia në vendbanimin Al Manara në Kan Junis.
Forcat izraelite kanë shkatërruar më shumë se 10 ndërtesa banimi në Xhabalia në pjesën veriore të Rripit të Gazës në javët e fundit, raporton Gardiani.
VAFA, gjithashtu, raportoi se ushtarët izraelitë sulmuan spitalin Kamal Advan në Gazën veriore, gjatë së cilës ushtarët qëlluan në ndërtesë dhe shkatërruan dritaret. Thuhet se ushtarët e kanë bllokuar qasjen në furnizimet vitale mjekësore duke rrethuar objektin.
Al Xhezira njoftoi se "një numër i panjohur i fëmijëve" janë vrarë kur ushtria izraelite bombardoi spitalin Kamal Aduan në Bejt Lahija, Gaza veriore.
Armata i vazhdon operacionet në Rripin e Gazës dhe filli ofenzivë të re në veriun e territorit ku pretendon se luftëtarët e Hamasit po rigrupohen. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s