• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

 Samiti trepalësh social i BE-së

 Samiti trepalësh social i BE-së

Bruksel, 19 mars 2025 (MIA) - Liderët e institucioneve të BE-së dhe përfaqësuesve të asociacioneve evropiane të biznesit dhe sindikatave sot në Bruksel do të mbajnë Samitin trepalësh social.

Siç njoftoi Këshilli i BE-së, pjesëmarrësit në Samit do të bisedojnë për "kthimin e Evropës në rrugën e vërtetë në kushte të mjedisit sfidues gjeopolitik, si vend tërheqës, konkurrues dhe investues që mbron dhe krijon vende pune cilësore". 

Me Samitin social do të udhëheq kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. 

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Samiti trepalësh social është forum për dialog mes institucioneve të BE-së në nivel të kryetarëve dhe liderëve të partnerëve socialë evropianë. 

Partnerët socialë, pjesëmarrës në Samit janë Konfederata e bizneseve evropiane (BiznesEvropa), Konfederata evropiane e sindikatave (ETUC), Shoqata e ndërmarrjeve për shërbime me interes të përgjithshëm (SGI Evropa), Shoqata e zejtarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Evropë (SMEjunajted) dhe Këshilli i personelit profesional dhe menaxherial evropian (Eurokadrat). 

Në cilësi të përfaqësueses së vendit, kryesues aktual me Këshillin e BE-së, në Samitin e sotëm social do të marrë pjesë edhe ministrja polake e Familjes, Punës dhe Politikës Sociale, Agnjeshka Xhiemjanoviç-Bak. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR