• e shtunë, 23 nëntor 2024

 Jahu Njuz: Ish inxhinieri rus i bombarduesit ushtarak Tu-160 kërkon azil politik në SHBA

 Jahu Njuz: Ish inxhinieri rus i bombarduesit ushtarak Tu-160 kërkon azil politik në SHBA

Uashington, 14 shkurt 2023 (MIA) -  Një inxhinier i cili ka punuar në prodhimin e bombarduesve strategjikë rusë Tu-160 së bashku me familjen e tij së fundmi ka kërkuar azil politik në SHBA, mëson Jahu Njuz, duke iu referuar një raporti të marrë nga Shërbimi doganor dhe kontrolli kufitar amerikan.

Specialisti e kaloi kufirin jugperëndimor të SHBA-së nga Meksika në dhjetor 2022 me një xhip të blinduar. Ai u tha autoriteteve amerikane se kishte marrë pjesë në protesta në mbështetje të Aleksaj Navalni dhe se kishte frikë se do të ndiqej penalisht nga autoritetet në Rusi. Më pas ai tregoi se punonte në një fabrikë për ndërtimin e avionëve ushtarakë dhe se zotëronte informacione që do të ishin me interes të madh për autoritetet amerikane.

Sipas inxhinierit, nga 2018 deri në 2021 ai ishte i përfshirë në konstruimin e bombarduesit Tu-160 në ndërmarrjen e aviacionit të quajtur për nder të S. P. Gorbunov në Kazan të kompanisë "Tupolev".

Ministria e sigurisë kombëtare dhe shërbimi kufitar i SHBA-së shqyrtuan informacionet e dhëna nga personi për rreth dhjetë ditë dhe rreth datës 11 janar ranë dakord se ai ishte i besueshëm dhe se informacioni i tij mund të ishte në interes të vendit.

Sipas bashkëbiseduesve të Jahu Njuz, Tu-160 Mjellma e bardhë, i përcaktuar edhe nga NATO si "Bllekxhek", është avioni më i avancuar në skuadriljen ruse të avionëve ushtarakë dhe është përdorur në një rol taktik në luftën në Ukrainë.

Në ueb faqen e kompanisë "Tupolev" thotë se Tu-160 "është avioni më i madh supersonik në historinë e aviacionit ushtarak dhe një avion me gjeometri të ndryshueshme të krahëve, si dhe avioni më i rëndë ushtarak në botë, me një masë maksimale ngritjeje".

Duke cituar burimet e veta në inteligjencën ushtarake amerikane, Jahu njuz tha se inxhinieri potencialisht mund të zotëronte informacione shumë të vlefshme. Para së gjithash, zyrtarët ushtarakë do të ishin të interesuar nëse avioni ishte përmirësuar për raketa supersonike ndërsa personi punonte për kompaninë.

Jahu njuz tregon se është e pazakontë që shërbimi kufitar i SHBA-së të humbasë një raport me emrin dhe mbiemrin e personave me interes dhe me shumë gjasa është bërë një gabim. Gazeta tha se nuk do të publikonte emrin e inxhinierit rus për shkak të një rreziku për sigurinë e tij personale, sepse Rusia është një "armik i huaj që helmon, shtyn nga dritarja ose në një mënyrë tjetër vret dezertorët". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR