• e hënë, 23 dhjetor 2024

 Eurostat: Në BE gratë janë më të arsimuara se burrat

 Eurostat: Në BE gratë janë më të arsimuara se burrat

Luksemburg, 30 maj 2023 (MIA) - Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian në vitin 2022, 42 për qind e të rinjve të moshës 25 deri në 34 vjeç kishin arsim të lartë, njoftoi sot Eurostat.

Kjo përqindje është një për qind më e lartë se në vitin 2021, por megjithatë është ende nën objektivin e përcaktuar të BE-së, e cila dëshiron që 45 për qind e të rinjve në atë kategori moshe të kenë arsim të lartë deri në vitin 2030.

Sipas të dhënave të Eurostatit gratë janë dukshëm më të arsimuara se burrat, konkretisht në vitin 2022, 48 për qind e tyre nga mosha 25 deri në 34 vjeç kishin arsim të lartë, ndërsa vetëm 37 për qind e pjesëtarëve të “gjinisë më të fortë”.

Evropianët më të arsimuar në këtë kategori moshe janë irlandezët me 62 për qind, të ndjekur nga luksemburgasit me 61 dhe qipriotët me 59 për qind. Në fund të listës janë rumunët me 25 për qind të të rinjve me arsim të lartë, të ndjekur nga italianët me 29 për qind dhe hungarezët me 32 për qind. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR