• e mërkurë, 28 gusht 2024

"Spejs Iks" mbërriti në SNH me ekuipazhin e ri

Hjuston, 3 mars 2023 (MIA) - Misioni Spejs-Iks "Kru Dragon" me dy astronautë amerikanë, një rus dhe një kozmonaut nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (SNH).

Ekuipazhi i ri iu bashkua SNH-së herët këtë mëngjes, pas lansimit nga Qendra Hapësinore Kenedi e NASA-s në Florida dje. Mbërritja u vonua për një kohë të shkurtër nga një sensor i gabuar i kyçjes, me anijen që rri pezull rreth 20 metra larg nga SNH ndërsa gabimi i softuerit u rregullua.

Ndryshe, ngritja e planifikuar fillimisht të hënën u vonua disa minuta para nisjes për shkak të problemeve me sistemin e ndezjes.

Ekuipazhi përfshin dy amerikanët Stiven Boven dhe Voren Hoburg, Andrej Fedjaev nga Rusia dhe Sulltan al Nijadi, të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata, siç është parashikuar,  janë planifikuar të kryejnë më shumë se 200 eksperimente dhe demonstrime teknologjike në SNH gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR