• e premte, 22 nëntor 2024

Zvicra e përkufizoi "Gladomorin" në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid

Zvicra e përkufizoi

Gjenevë, 24 shtator 2024 (MIA) - Zvicra e ka përkufizuar "Urinë e madhe - Gladomorin" në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid mbi popullin ukrainas nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS), transmeton DPA.

"Gladomor" në BRSS ka vrarë deri në katër milionë ukrainas në vitin 1932 dhe 1933, ndërsa jetët i kanë humbur dhe miliona kazakë dhe qindra mijëra rusë.

Dhoma e poshtme e parlamentit zvicerian e ka miratuar propozimin me 123 vota "pro" dhe 58 "kundër".

"Uria e madhe" është shkaktuar nga vendimi i diktatorit sovjetik Josif Stalin që ta kolektivizojë bujqësinë, si dhe sekuestrimin e grurit, gjedheve dhe produkteve ushqimore në nivel masiv nga popullata.

Partia më e madhe në parlamentin zvicerian, Partia e djathtë Popullore e Zvicrës, votoi kundër propozimit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR