• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zonja e parë e SHBA-së pozitive në Kovid-19 me simptoma të lehta

Zonja e parë e SHBA-së pozitive në Kovid-19 me simptoma të lehta
Uashington, 16 gusht 2022 (MIA) – Zonja e parë e SHBA-së, sot është diagnostifikuar me virusin Kovid-19 pasi testi tregoi rezultat pozitiv, kumtoi sot drejtoresha për komunikime në zyrën e zonjës së parë, Elizabet Aleksandar. Pas testit negativ dje gjatë testimit të rregullt, Xhill Bajden mbrëmë filloi të shfaq simptoma të ngjashme të gripit. Sipas zëdhënëses, testi i shpejtë antigjen sërish ka rezultuar negativ, por rezultati nga testit PCR ka dalë pozitiv. Sipas Aleksandar, zonja e parë është vaksinuar dy herë dhe gjithashtu ka marrë edhe dy doza përforcuese dhe se ka simptoma të lehta. Ajo merr Paxlovid me rekomandim të CDC-së, do të izolohet të paktën pesë ditë dhe për momentin është në rezidencë private në Karolinën Jugore. Presidenti Xho Bajden sot ka bërë test për Kovid-19 dhe rezultati është negativ, njoftuan nga Shtëpia e Bardhë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR