• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri i intensifikuar artilerik në rajonin e Nagorno-Karabahut nxiti druajtjet e një konflikti të madh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Zjarri i intensifikuar artilerik në rajonin e Nagorno-Karabahut nxiti druajtjet e një konflikti të madh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Baku, 20 shtator 2023 (MIA) - Lufta në Nagorno-Karabah u kthye më 19 shtator, e shoqëruar me sirena ajrore dhe sulme me dronë, pasi Azerbajxhani nisi një ofensivë të madhe të ushtrisë kundër enklavës armene të vendosur në territorin e tij. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit e quajti sulmin një "operacion anti-terrorist" që synon rivendosjen e rendit kushtetues dhe dëbimin e separatistëve të armatosur armenë nga rajoni. Zyrtarët në Armeni, përfshirë kryeministrin e vendit, Nikol Pashinian, e kanë akuzuar Azerbajxhanin për nisjen e një fushate spastrimi etnik kundër armenëve të Karabahut.

Zjarri i intensifikuar artilerik në rajonin e Nagorno-Karabahut nxiti druajtjet e një konflikti të madh me Armeninë, më pak se tre vjet pas luftës në të cilën humbën jetën më shumë se 6.000 njerëz. Shtëpi e rreth 120.000 njerëzve, Nagorno-Karabahu është një rajon etnik armen në Azerbajxhan që ka qenë vatër e luftës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Rajoni dhe territoret e mëdha përreth ranë nën kontrollin e forcave etnike armene me mbështetjen e ushtrisë armene në fund të luftës separatiste. Azerbajxhani i ktheu territoret dhe pjesët e vetë Nagorno-Karabahut në luftimet e vitit 2020.

Masat ushtarake "vazhdojnë me sukses" me shkatërrimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në atë rajon, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në platformën Telegram.

Lufta e fundit përfundoi me marrëveshje për të vendosur paqeruajtës rusë në rajon, por tensionet janë rritur që nga dhjetori kur Azerbajxhani filloi të bllokojë rrugën që lidhë Nagorno-Karabahun me Armeninë. Zjarri artilerik, të cilin Azerbajxhani e quan "operacion anti-terrorist", filloi disa orë pasi që gjoja katër ushtarë dhe dy civilë u vranë nga minat tokësore që thuhet se ishin vendosur nga diversantët armenë.

"Duket se, për fat të keq, mund të jetë e frikshme - lufta numër tre, diçka prej të cilës njerëzit kishin frikë, por shpresonin ta shmangnin përmes diplomacisë në disa javët dhe muajt e fundit", deklaroi për mediat amerikane Tomas de Vall, ekspert rajonal në fondacionin Karnegi Evropë.

Rajoni malor Nagorno-Karabah ka rëndësi të konsiderueshme kulturore edhe për armenët edhe për azerbajxhanasit. Kishte një shkallë të konsiderueshme autonomie brenda Azerbajxhanit në kohën kur ai vend ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ashtu siç përkeqësohej situata në BRSS, shpërthyen trazirat separatiste armene, të cilat më vonë u shndërruan në luftë të vërtetë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Shumica e popullsisë azerbajxhanase u dëbua nga fundi i luftimeve në vitin 1994. Më pas, nga mesi i luftimeve në vitin 2020, rreth 90.000 armenë etnikë u shpërngulën, disa prej tyre u vunë zjarrin shtëpive të tyre para se të shpërnguleshin azerbajxhanasit.

Paqeruajtësit rusë kishin për detyrë të siguronin që rruga që të çonte në Armeni, e quajtur Korridori Laçin, të mbetej i hapur. Por, korridori është kryesisht i bllokuar që nga dhjetori, pasi Azerbajxhani thuhet se pretendon se armenët po kontrabandojnë armë dhe po shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme burimet. Kjo ka çuar në mungesa serioze të ushqimit në Nagorno-Karabah dhe ankesat armene se Azerbajxhani po përpiqet të ushtrojë gjenocid me uri.

Pas kontesteve dhe negociatave disamujore, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka rënë dakord të dërgojë rreth 20 tonë miell në Nagorno-Karabah këtë javë nga Armenia, si dhe materiale mjekësore përmes një rruge tjetër që çon nga territori i kontrolluar nga Azerbajxhani.

Përfaqësuesit e Nagorno-Karabahut kishin kundërshtuar paraprakisht ndihmën që vinte përmes rrugës së dytë, duke thënë se kjo është strategjia e Azerbajxhanit për të absorbuar rajonin.

Armenia ka kritikuar vazhdimisht forcat paqeruajtëse ruse për dështimin për të mbajtur Korridorin e Laçinit të hapur dhe për injorimin e konflikteve të vogla sporadike përgjatë kufirit.

Ndonëse Armenia ka qenë një aleate shumëvjeçare e Moskës, duke përfshirë edhe vendin ku ndodhet baza ushtarake ruse, marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm vitin e kaluar. Përveç kontestit për rrugët, Armenia e ka zemëruar Rusinë këtë vit duke refuzuar të lejojë bllokun e Organizatës së Marrëveshjes së Sigurisë Kolektive të kryesuar nga Moska që të bëjë stërvitje në territorin e saj dhe me mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta këtë muaj me ushtarët amerikanë. Përveç kësaj, Moska u ndje e ofenduar nga fakti që Armenia po siguronte ndihmë humanitare për Ukrainën.

Përfshirja e Rusisë në përfundimin e luftës në vitin 2020 u pa si një arritje e rëndësishme që forcoi ndikimin e saj në rajon. Por, respektimi i atij ndikimi ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Duke komentuar kërkesën e Armenisë për paqeruajtësit rusë për të ndaluar luftimet, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova tha: "E çfarë ndodh me Armeninë lidhur me njohjen e Nagorno-Karabahut si pjesë të Azerbajxhanit?

Rusia sot bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe gjakderdhjes në rajonin e shkëputur azerbajxhan Nago-Karabah me shumicë armene.

"U bëjmë thirrje palëve në konflikt që të ndalojnë menjëherë gjakderdhjen, të ndalojnë armiqësitë dhe t'u japin fund viktimave civile", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Ish presidenti rus Dimitri Medvedev, i zemëruar për shkak të distancimit të Armenisë nga Rusia, për kryeministrin armen Nikoll Pashinjan tha: "Qëllojani se çfarë fati e pret atë".

Miratimi i Pashinianit për marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t 'i dhënë fund luftimeve në vitin 2020 ishte thellësisht jopopullor në Armeni. Kundërshtarët e akuzuan atë si tradhtar dhe kërkuan dorëheqje në protesta të mëdha.

Armiqësitë e reja me siguri do të shkaktojnë valë të re protestash, ndërsa Pashinjan është i vetëdijshëm për fuqinë e mundshme të protestave të tilla, pasi që edhe vetë u bë kryeministër pas protestave të mëdha në vitin 2018.

Në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit deri më tani kanë humbur jetën 27 persona, duke përfshirë dy civilë, ndërsa janë plagosur më shumë se 200 të tjerë. Azerbajxhani njoftoi se dy persona janë vranë në territoret e Karabahut nën kontrollin e tyre. Banorët e disa fshatrave janë evakuuar, ndërsa Azerbajxhani paralajmëroi se janë hapur "korridoret humanitare" për evakuim. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR