• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarret në vend janë vendosur nën kontroll

Zjarret në vend janë vendosur nën kontroll
Shkup, 22 korrik 2022 (MIA) – Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave sot ka mbajtur seancë në të cilën është shqyrtuar gatishmëria për menaxhim me zjarre, me çka është konstatuar se disa zjarre që kanë shpërthyer në vend janë vendosur nën kontroll. "Zjarret që kanë qenë aktive në Komunën e Berovës, si dhe zjarret e tjera në mbarë vendin janë vendosur nën kontroll. MPB-ja së bashku me QMK-në, ARM-ja, DMSH-ja janë në detyrë të vazhdueshme 24 orë dhe monitorojnë zjarret", ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Paraprakisht, Vllado Klinçarski nga NP "Pyjet e Maqedonisë - Maleshevë" - Berovë, deklaroi për MIA-n se në koordinimin e sapo përfunduar të institucioneve të përfshira në përballjen me zjarret në Berovë, është paralajmëruar se do të kenë sërish mbështetje ajrore, dhe se një helikopter policor fillon herët në mëngjes për të shuar zjarrin, ndërsa "Er traktori" vendoset në funksion sipas nevojës. Ai theksoi se ka ende një pjesë të zjarrit për tu kontrolluar, për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR