• e diel, 30 qershor 2024

Zelenski: Ukraina më nuk do të paguajë me sovranitetin e saj për premtimet iluzione për paqe

Zelenski: Ukraina më nuk do të paguajë me sovranitetin e saj për premtimet iluzione për paqe

Kiev, 2 tetor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në kremtimin e Ditës së veteranëve të Ukrainës tha se vendi i tij më nuk do të paguajë me të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe sovranitetit të saj për "premtimet iluzioniste të paqes".

"Sot, brezat modernë të ukrainasve, ju dhe të gjithë ata që tani po mbrojnë vendin dhe popullin tonë, lirinë dhe pavarësinë tonë, kanë mundësinë të arrijnë më shumë sesa që kemi mundur më parë. Mbrojtja jonë e Ukrainës kundër pushtimit rus bazohet në unitetin historikisht më të madh të shoqërisë sonë ndonjëherë. Për unitetin që vlerësojmë. Ukraina gëzon historikisht mbështetjen më të madhe në botë. Dhe kurrë më Ukraina nuk do të paguajë me të ardhmen e fëmijëve të saj, sovranitetin dhe vullnetin e saj për premtime iluzioniste për paqe. Ukraina ka sjellë konkluzione historike", theksoi Zelenski.

Zelenski ushtarëve u ka ndarë çmime, ndërsa njësiteve ushtarake tituj nderi, nderime dhe flamuj luftarakë, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në betimin e studentëve të Akademisë ushtarake.

Kremtimi i Ditës së veteranëve të Ukraiunës është mbajtur në Muzeun historik nacional dhe arkitektonik të Fortesës së Kievit. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR