• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski thotë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO pa rajonet e okupuara nga Rusia

Zelenski thotë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO pa rajonet e okupuara nga Rusia

Kiev, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka hedhur poshtë idenë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO pa territoret e saj të pushtuara nga Rusia, njoftoi DPA.

"Ukraina nuk do të pajtohet me një qasje të ndarë. Nuk kemi marrë një propozim të tillë nga asnjë prej partnerëve tanë. Është gjithashtu e vështirë për mua të imagjinoj se si do të dukej kjo", tha Zelenski sot në Kiev.

Ai shtoi se "garancia më e fortë e sigurisë për Ukrainën do të jetë hyrja e saj në aleancën e mbrojtjes perëndimore si një vend i tërë".

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen sugjeroi se Ukraina mund të pranohej në aleancën ushtarake edhe nëse nuk kontrollonte të gjithë territorin e saj, duke argumentuar se kjo do ta pengonte Rusinë të sulmonte territorin ukrainas. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR