• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski për fitoren në Herson: "Sot është ditë historike"

Zelenski për fitoren në Herson:
Kiev, 11 nëntor 2022 (MIA) - Pas tërheqjes së trupave ruse, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski raportoi për avancim të mëtejshëm të trupave të tij drejt kryeqytetit rajonal Herson në jug të vendit, njofton DPA. “Sot është një ditë historike", tha Zelenski në video-fjalimin e sontëm. “Qyteti ende nuk është çliruar plotësisht nga prania e armikut, por forcat speciale ukrainase janë tashmë në terren”, tha ai. Banorët e Hersonit hoqën gjithashtu simbolet ruse nga rrugët dhe ndërtesat. Zelenski postoi edhe një video që tregon kolona automjetesh dhe njerëz që brohorasin me zë të lartë ushtarët ukrainas. "Banorët e Hersonit po prisnin. Ata kurrë nuk hoqën dorë nga Ukraina. Kështu do të jetë edhe në qytetet që ende presin t'i kthejmë", theksoi Zelenski. Nën presionin e kundërsulmimeve ukrainase, Rusia të mërkurën njoftoi tërheqjen e trupave të saj nga pjesa e Hersonit në veriperëndim të lumit Dnjepar. Aty ndodhet edhe kryeqyteti rajonal me të njëjtin emër", Herson. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR