• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Numri i viktimave në sulmet ruse në Kiev është rritur në 25

Zelenski: Numri i viktimave në sulmet ruse në Kiev është rritur në 25

Kiev, 29 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se të paktën 25 persona u vranë të enjten në sulmet ruse në Kiev, sipas një numri të ri të viktimave.

"Në këtë moment e dimë se 25 persona janë vrarë, duke përfshirë dhe katër fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur", shkroi Zelenski në Iks.

Presidenti ukrainas vlerësoi se sulmi "absolutisht tinëzar" tregoi "qëllimet e vërteta" të presidentit rus Vlladimir Putin.

"Të vazhdosh të vrasësh, jo të ndërmarrësh hapa për të arritur paqen", tha Zelenski.

Funksionarët evropianë dënuan ashpër sulmet e djeshme ruse ndaj Kievit, duke thënë se ato tregojnë se Moska nuk është realisht e gatshme të negociojë një fund të luftës që ka zgjatur më shumë se tre vjet e gjysmë.  rq/

Foto: Zelenski në Iks

QËNDRONI TË LIDHUR