• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski nënshkroi marrëveshje për blerjen e 100 aeroplanëve luftarak francez

Zelenski nënshkroi marrëveshje për blerjen e 100 aeroplanëve luftarak francez

Paris, 17 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot nënshkroi një marrëveshje për blerjen e dhjetëra aeroplanëve "Rafall" nga Franca.

Memorandumi i mirëkuptimit, i cili u nënshkrua edhe nga presidenti francez Emanuel Makron, mbulon blerjen e deri 100 aeroplanëve, kumtoi Pallati Elseut dhe duke shtuar se sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T  gjithashtu është i përfshirë në marrëveshje.

Markoni në Iks shkroi se sot është "ditë e madhe". 

Zelenski momentalisht ështënë Francë në vizitën e tij të nëntë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Në fund të tetorit, Zelenski nënshkroi një memorandum të ngjashëm mirëkuptimi në Suedi për blerjen e deri në 150 aeroplanë luftarakë suedezë "Gripen".

Kievi dëshiron të ndërtojë një flotë ajrore prej të paktën 250 aeroplanë modernë, transmetoi DPA. Megjithatë, financimi i këtyre furnizimeve shumëmiliardë dollarëshe është deri më tani i paqartë. rq/

Foto: Makroni në Iks

QËNDRONI TË LIDHUR