• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski në emër të popullit ukrainas e mori çmimin për demokraci të qytetit të Athinës

Zelenski në emër të popullit ukrainas e mori çmimin për demokraci të qytetit të Athinës
Athinë, 28 shtator 2022 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në mënyrë virtuale, në emër të popullit ukrainas, e pranoi çmimin e 22-të vjetor për demokraci të qytetit të Athinës, në kuadër të "Athens democracy forum" të dhjetë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Çmimin, presidentit ukrainas ia ndau prefekti i Athinës, Kostas Bakojanis, ndërsa Zelenski, në një video-mesazh, e falënderoi Greqinë për mbështetjen e madhe dhe theksoi se për të është nder i madh për ta marrë çmimin për "kontributin e tyre për mbrojtjen e të gjitha vlerave demokratike”. Në mesazhin u përqendrua në rëndësinë e demokracisë, duke thënë se lidhet edhe me qeverisjen e të drejtës dhe me unitetin, duke theksuar se të gjitha demokracitë duhet të veprojnë si unitet dhe bashkësi dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin. “Pas pushtimit rus në Ukrainë, arritëm ta ndërtojmë unitetin më të madh në Evropë dhe komunitetin demokratik në botë, por ekziston edhe shumë që duhet të arrihet, kemi shumë punë për të përfunduar", theksoi Zelenski. Prefekti i Athinës porositi se populli ukrainas nuk lufton vetëm për lirinë dhe sovranitetin, por lufton edhe për vlerat evropiane dhe për demokracinë. Çmimi për demokracinë e Qytetit të Athinës, Bakojanis ia dorëzoi ambasadorit ukrainas në Greqi. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR