Zelenski kërcënoi me sulme ndaj Kievit
- Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski në një intervistë për "Shou aksios" kërcënoi se do ta bombardojë Kremlinin nëse Rusia nuk i jep fund luftës kundër vendit të tij.
- Post By Ramize Qamili
- 16:49, 25 shtator, 2025
Kiev, 25 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski në një intervistë për "Shou aksios" kërcënoi se do ta bombardojë Kremlinin nëse Rusia nuk i jep fund luftës kundër vendit të tij.
"Së pari, ata duhet të dinë se ku janë strehimoret e tyre nga bombat. Nëse nuk e përfundojnë luftën, do t'u duhen", theksoi Zelenski.
Ai shtoi se armata ukrainase tashmë ka dronë të cilat mund të fluturojnë deri në 3.000 kilometra.
Kremlini është larg nga kufiri ukrainas rreth 450 kilometra.
Zelenski në intervistë theksoi dhe se shpreson që SHBA-ja do t'i sigurojnë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi. Ai njëkohësisht përjashtoi mundësinë e sulmeve ndaj objektivave civile, duke potencuar "nuk jemi terroristë".
Zëvendëskryetari i Këshillit të sigurisë së Rusisë dhe ish presidenti rus, Dmitrij Medvedev reagoi ashpër ndaj deklaratës së Zelenskit.
"I varuri nga lëndët narkotike në Kiev tha se Kremlini duhet ta dijë se ku ka strehimore kundër bombave, në mënyrë që banorët e tij të mund të fshihen kur ai përdor armë amerikane me rreze të gjatë veprimi. Ajo që duhet të dijë kundërshtari është se Rusia mund të përdorë armë dhe asnjë strehë kundër bombave nuk do ta mbrojë atë (Ukrainën). Amerikanët gjithashtu duhet ta kenë parasysh këtë", publikoi Medvedevi në platformën Iks.
Në maj të vitit 2023, dy dronë shpërthyen mbi Kremlin ku ndodhet zyra e presidentit rus. Në atë kohë, Kievi mohoi çdo përfshirje në incident. rq/
Foto: EPA